Filloi rregullimi i rrugëve të reja në kryeqytet

- 16 Sep 2015

Këtë javë filloi rregullimi i rrugëve të reja në kryeqytet: Asfaltimi i rrugës tek Parku i Arinjve afër Liqenit të Badovcit, rregullimi i të gjitha rrugëve dhe kanalizimeve fekale në lagjen Përroi i Njelmët dhe ndërtimi i rrugëve lokale dhe kanalizimeve fekale në lagjen Arbëria. Vlera e përgjithshme e këtyre projekteve kap shumën prej afër 1 million eurosh.