- 17 Sep 2015
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim shefin e misionit të zyrës ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Kosovë, Z Ľubomir Batáry.
Kryetari Ahmeti i dëshiroi mirëseardhje Z. Batáry si dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fusha që janë me interes të përgjithshëm.
Ai poashtu e njoftoi Z. Batáry lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet qeverisja komunale, si dhe projektet e shumta që janë të planifikuara me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Njëkohësisht, i pari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, e informoi Z. Batáry lidhur me reformat në administratën publike, arsim, shëndetësi si dhe për reformimin e transportit publik.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat si dhe alternativat për tejkalimin e tyre.