- 24 Sep 2015
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i shoqëruar nga asambleistët Ylli Hoxha dhe Qëndron Kastrati, me rastin e festës së Kurban Bajramit vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me këtë rast ai tha: "Shfrytëzoj rastin që në emër të Komunës së Prishtinës të gjithë besimtararëve muslimanë në Prishtinë dhe në Republikën e Kosovës në përgjithësi kudo që janë, t'ua uroj festën e Kurban Bajramit.
Sot është një ditë ku ne mund të përçojmë një mesazh të përbashkët, që mendoj se secili prej neshe ka thellë në shpirt, e ai është mesazhi i solidaritetit dhe i sakrificës. Përveç festës dhe gëzimit i kisha lutur të gjithë qytetarët që sot të mendojnë për ata që nuk kanë, për ata që janë në gjendje më të rëndë dhe të mirat materiale të cilat i gëzojnë të mundohen t'i ndajnë me të tjerët.
Ky mesazh nuk duhet të jetë vetëm për festën e Kurban Bajramit, mirëpo sot ky mesazh përçohet më shumë se kurrë.