Filloi shpërndarja e shujtave në shkollat fillore të Prishtinës

- 28 Sep 2015

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Arbërie Nagavci vizituan shkollën “Naim Frashëri” për t’u informuar nga afër lidhur me realizmin e këtij projekti.
“Jemi duke i shikuar mundësitë që ta zgjerojmë projektin e shujtave gjatë vitit të ardhshëm për të gjitha klasat. Sivjet së shpejti do të fillojmë edhe me shpërndarjen e qumështit, 250 ml, me kalcium të shtuar që është i domosdoshëm për rritjen e shëndetshme të fëmijëve. Sivjet është përmirësuar cilësia e kifleve dhe është kërkuar që të jenë të ambalazhuara për arsye higjienike. Kiflet do të jenë të mbyllura në mënyrë hermetike nga fabrika e cila i prodhon”, tha kryetari Shpend Ahmeti.
 
Përfitues të shujtave do të jenë edhe nxënësit e tri shkollave që janë përzgjedhur për mësimin tërëditor.
 
Projekti i shujtave mundësohet nga buxheti i kursyer i Komunës së Prishtinës nga shpenzimet e panevojshme.
 
Fitues është shpallur OE “Premium Bakery”.  Çmimi i shujtës javore është  0.78 €.