THIRRJE PËR APLIKIM

- 02 Oct 2015

Për të shënuar manifestimin “Ditët e rinisë 2015”, Komuna e Prishtinës shpall konkurs për aplikim.

Komuna e Prishtinës fton të gjitha OJQ-të  të cilat implementojnë projekte rinore që të aplikojnë për organizimin e aktiviteteve të ndryshme  si vazhdimësi e manifestimin “Ditët e rinisë 2015”.  
Llojet e aktiviteteve do të jenë të  shumëllojshme; rinore, sportive , edukative  , rekreative, etj,
Data e aplikimit është nga 30 shtator deri me 13 tetor 2015 në orën 12:00. Aplikimi bëhet   në objektin e vjetër të Komunës,  sporteli nr. 5. Vetëm projektet që janë në përputhshmëri me kriteret për aplikim të detajuara me poshtë, do të procedohen për shqyrtim nga komisioni i përzgjedhur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës.
Projektet që përzgjidhen  do të jenë bartëse të organizimit të aktiviteteve në lagje të ndryshme të Prishtinës.   Ky cikël i aktiviteteve organizohet si vazhdimësi e manifestimit “Ditët e Rinisë 2015”,  të cilat do të  implementohen gjatë muajit tetor dhe nëntor.  

KRITERET

1.    OJQ-të duhet të kenë anëtarë të moshave rinore (14-16 vjeç); (16-24 vjeç);
2.    OJQ-të duhet të dëshmojnë se kanë implementuar projekte në të  cilat kanë përfituar moshat rinore;
3.    Një OJQ  ka të drejtë që të aplikojnë për  implementimin e aktiviteteve në një lagje të Prishtinës;
4.    Përparësi në përzgjedhje të projekteve  do të kenë lagjet në të cilat ka më pak aktivitete për të rijnë.
5.    Përparësi në përzgjedhje do të kenë projektet që promovojnë punën vullnetare në të mirë të rinisë dhe komunitetit /lagjes në përgjithësi.
6.    Projektet për përmasimin e infrastrukturës dhe blerjes së pajisjeve nuk do të përkrahen.
7.    Në këtë aplikim kanë të drejtë vetëm OJQ-të e regjistruara, por jo edhe bizneset, agjencitë e pavarura  apo shtetërore si dhe grupet jo formale dhe individë.


Projekt propozimi duhet të përmbaj këto të dhëna/dokumente:

1.    Të dhënat e OJQ-së (Numri fiskal, certifikata e regjistrimit të OJQ-së, xhirollogarinë bankare e OJQ-së);
2.    Emrin dhe mbiemrin, kopjen e letërnjoftimit të përfaqësuesit të OJQ-së(numri kontaktues dhe email adresa);
3.    Titullin e aktivitetit;
4.    Projekt propozimi;
5.    Emri i lagjes ku do të implementohet projekti (saktë: lokacioni i realizimit);
6.    Mënyra e realizimit;
7.    Objektivat e realizimit;
8.    Buxheti;           

 


* Në rast të bashkëpunimit të dy e më shumë OJQ-ve, duhet të shënohen të dhënat e të gjithë të angazhuarve si dhe detajet e OJQ-ve.





Komuna e Prishtinës
Adresa: Rr.U Ç K Nr. 2, Prishtinë
Telefon-Faks; ; 038/230900
http://www.kk.rks-gov.net/prishtina
E-mail; mevlude.zejnullahu@rks-gov.net