Bashota: Bujqësia prioritet, do të rritet në vazhdimësi buxheti për subvencione

- 02 Oct 2015

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë, Genc Bashota vizituan sot panairin e bletarisë, organizimi i të cilit u mbështet edhe nga komuna e Prishtinës.
Me këtë rast, drejtori Bashota ndërmendi se nga komuna e Prishtinës janë ndarë 50 mijë euro subvencion për koshere të bletëve, respektivisht kanë qenë 178 përfitues që kultivojnë shoqëri bletësh.
 
“Një prej arritjeve të komunës së Prishtinës është fuqizimi i sektorit të bujqësisë. Vetëm gjatë këtij viti, nga 1 milion e 30 mijë euro, 90% e kësaj vlere është ndarë për subvencione. Sektori i bletarisë ka potencial për zhvillim të mëtutjeshëm dhe interes nga bletarët”, tha me këtë rast nënkryetari Sejdiu.
 
Ndërsa, drejtori Bashota bëri të ditur se gjatë vitit të ardhshëm buxheti i bujqësisë do të jetë dukshëm më i madh, si dhe do të shtohet edhe vlera e subvencionimit për bletarët, sikundërse edhe për sektorët e tjerë.