- 02 Oct 2015
Këtë vikend, me 2-4 tetor 2015, të rinjtë e Prishtinës do të marrin pjesë në një kamp interaktiv treditor në pushimoren e Gërmisë. Kjo është hera e dytë gjatë këtij vitit që pushimorja përdoret për qëllime edukative të rinisë së kryeqytetit.
Ky kamp do të sjellë dy risi – të dyja të bazuar në vullnetarizëm të rinisë:
1. Është hera e parë që ish-pjesëmarrësit e kampeve të TOKAs do të kyçen si ndihmës vullnetarë, duke ndihmuar kështu që pjesëmarrësit e rinj ta kenë një përvojë sa më të mirë.
2. Pjesëmarrësit, të cilët marrin pjesë në këtë kamp pa pagesë falë subvencionit të Komunës së Prishtinës, janë zotuar që to t’i ofrojnë së paku 10 orë punë vullnetare për qëllime bamirëse në kryeqytet..
“Kampi i Gërmisë” është projekt i OJQ “TOKA”, në bashkëpunim me Klubin Alpin të Prishtinës dhe organizatёs ndёrkombёtare World Wildlife Fund for Nature.
Ky aktivitet realizohet me përkrahjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prishtinës.
Ftojmë të gjitha mediat e interesuara ta përcjellin këtë aktivitet.
Për informata më të hollësishme, personi kontaktues: Jehona Gjurgjeala, 045 825 520.