- 14 Oct 2015
Me rastin e ditës ndërkombëtare për zvoglimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera , Komuna e Prishtinës, nën patronatin e Kryetarit të Komunës këtë ditë e shenoi me organizimin e një ushtrimi praktik në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë me temën: "Evakuimi i nxënësve, personelit dhe dokumentacionit nga objekti shkollor”. Ushtrimi u realizua dje me sukses dhe në të asistuan edhe Brigada Profesionale e Zjarrfikësve,Qendra Komunale e Mjeksisë Urgjente, Kryqi i Kuq Komunal, UNDP, OSCE, Policia e Kosovës, FSK dhe KFOR-i.