- 15 Oct 2015
Nesër, më 16 tetor, në ora 12:00, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci dhe Drejtorin e Administratës Publike Muhedin Nushi, do të vizitojnë çerdhen "Ngjyrat" dhe objektin e bashkësisë lokale në fshatin Hajvali.
Të dy objektet janë investime të Komunës së Prishtinës dhe gjinden përbri njëra tjetrit.
Ju ftojmë ta ndiqni vizitën!