- 19 Oct 2015
Në vazhdën e punëve për transformimin e trafikut urban dhe marrëveshjes me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sot në ora 14:00 në Komunën e Prishtinës u bë hapja e ofertave për furnizimin e Prishtinës me autobusë të rinj. Në këtë projekt kanë ofertuar 4 kompani ndërkombëtare, ofertat e të cilëve u hapën para Komisionit vlerësues.
Ofertat do t'i nënshtrohen procesit të vlerësimit sipas rregullave dhe procedurave të BERZH-it.