- 20 Oct 2015
Pas suksesit të E-Kioskut në lëshimit e Ekstrakteve të Lindjes në mënyrë automatike, nga nesër me datë 21.10.2015 ky aparat është azhurnuar për t'i furnizuar qytetarët me 5 lloj dokumente të ndryshme: Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Lindjes, Certifikata e Martesës, Certifikata e Shtetësisë dhe Certifikata e Vendbanimit.
Me këto dokumente mbulohen kërkesat vjetore të qytetarëve nga 80-85% dhe lëshimi i këtyre dokumenteve është në dakordim të plotë me Agjencionin e Regjistrimit Civil. Për më tepër, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilat janë në sistem, mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, me çka edhe rradhët nëpër sportele do të pakësohen akoma më shumë.
Nga E-Kiosku deri më tash janë lëshuar mbi 4000 ekstrake të lindjes, gjë që ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ka zgjuar interesim përveç tjerëve edhe tek ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë.