- 21 Oct 2015
Sot, Nënkryetari Dardan Sejdiu, i shoqëruar nga Drejtori i Administratës, Z.Muhedin Nushi dhe Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Z.Genc Bashota, priti në takim delegacionin nga Mbretëria e Jordanit, të kryesuar nga Shkëlqesia e tij, Z Walid Al-Masri, Ministër për çështje komunale. Gjatë takimit nënkryetari Sejdiu e njoftoi ministrin Al-Masri për sfidat dhe reformat në Komunën e Prishtinës, në veçanti në fushën e planifikimit urban, administratës, politikave sociale, shëndetësisë primare, arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Ministri Al-Masri tregoi interesim të shtuar në praktikat e aplikuara për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe reformimin e transportit publik në Komunën e Prishtinës.
Në fund të takimit, Ministri Al-Wasri falenderoi nënkryetarin Sejdiu për mikpritjen dhe shtoi se ka përfituar shumë informata të rëndësishme nga vizita e tij në Komunën e Prishtinës. Poashtu, u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.