Filloi faza testuese e projektit për vendosjen e sensorëve për matjen e ndotjes së ajrit

- 24 Oct 2015

Komuna e Prishtinës më 19 tetor ka filluar me fazën testuese të projektit për vendosjen e sensorëve për matjen e ndotjes së ajrit.
Në objektin e vjetër te Komunës se Prishtinës është instaluar sensori i parë, i cili do të shërbejë si mostër testuese edhe për 5 sensorët tjerë.
Sensorët do të vendosen në 6 pika (lagje) kyçe të qytetit. Informacionet mbi të gjitha parametrat e ndotjes së ajrit do të pasqyrohen në webfaqen e Komunës se Prishtinës.
Përveç parametrit aktual në qytetin e Prishtinës do të pasqyrohet edhe norma e ndotjes e lejuar sipas Rregulloreve te BE, në mënyrë që të krahasohen këto parametra.


Matja e kualitetit dhe ndotjes së ajrit ne një pikë do të jetë për kushte të jashtme atmosferike, ndërsa parametrat që do të maten janë këto:
- Dioksid Sulfuri (SO2)
- Hidrogjen Sulfid (H2S)
- Dyoksid i Azotit (NO2)
- Ozoni (O3)
- Grimcat PM10 edhe PM25
- Monoksidi i Karbonit (CO)
- Amoniak (NH3)
- Radioaktiviteti
- Decibel Metër - Matës i zhurmës
- Temperatura
- Lagështia


Sensorët do të menaxhohen përmes njësisë kontrolluese, e cila mundëson matjen aktive - online në kohë reale dhe atë pasive offline.
- Si matës aktiv (online), sensorët do te dërgojnë te gjitha te dhënat menjëherë në bazën e të dhënave qendrore përmes rrjetit GPRS/3G/4G.
- Si matës pasiv (offline), në momentin qe hardueri do ta humbas lidhjen me bazën e të dhënave qendrore, ai do ti ruaj ato ne memorie deri sa te kthehet prapë lidhja.