Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Austriak për Zhvillim-ADA

- 29 Oct 2015

Në kuadër të strategjisë së  bashkëpunimit për zhvillim në mes të Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Kosovës, sot Komuna e Prishtinës nënshkroi marrëveshjen me këtë Agjenci për projeketin:   "Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në zonat rurale" .

Ky projekt ka për qëllim ndihmën në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, me fokus të veçantë në zhvillimin e bujqësisë. Projekti do të implementohet në bashkëfinancim të të dy palëve.

Në emër të Agjencisë Austriake për Zhvillim marrëveshjen e nënshkroi Christian Geosits, kryesues i zyrës së koordinimit të ADA-së, ndërkaq në emër të Komunës së Prishtinës, Kryetari, Shpend Ahmeti.