- 31 Oct 2015
Pas përfundimit të punëve pranverore në zgjerimin e rrjetit të ndriçimit, kanë filluar edhe punët vjeshtore e punëve të fazës së parë të zgjerimit të rrjetit të ndriçues në Komunën e Prishtinës, fazë kjo e cila përfundon në fund të vitit.
Në këtë periudhë do të zgjerohet rrjeti në 47 rrugë të Komunës së Prishtinës me një gjatësi totale prej 35545 metrash, apo mbi 35 kilometra, me ç'rast do të vendosen 664 shtylla dhe numri i plotë i trupave ndriçues do të arrijë në 1165.
Vlen të theksohet se përveç vënies së shtyllave të reja po bëhet edhe mirëmbajtja e atyre ekzistuese si dhe po zëvendësohen poçat në poça ekonomikë, për të kursyer shpenzimet e energjisë.