Drejtoria e Administratës Publike prezenton arritjet në dy konferenca ndërkombëtare

- 02 Nov 2015

Gjatë muajit tetor, Drejtoria e Adminstratës Publike në Komunën e Prishtinës bëri prezentim të punës së saj në dy konferenca ndërkombëtare.

Kështu, nga data 13 e deri më 16 tetor zyrtarë të kësaj drejtorie morën pjesë në projektin "Projektin e organizuar nga Banka Botërore (World Bank – AUSTRIA URBAN PARTNERSHIP PROGRAM), të mbajtur në Tiranë, ku është diskutuar rreth programit të partneritetit për Qëndrueshmërinë Sociale dhe Angazhimin e Qytetarëve. Në prezentimin e të arriturave dhe të avansimit të shërbimeve digjitale dhe zhvillimit të web faqeve të Komunës së Prishtinës, përshtypjen më të madhe dhe interesimi të jashtëzakonshëm ka paraqitur E-Kiosku. Të gjithë pjesëmarrësit kanë shprehur interesimin për të kërkuar këtë projekt të E-Kioskut si model i cili do të mund të implementohet edhe në shtetet tjera të regjionit.

Ndërkaq më 27 dhe 28 tetor, drejtori, z. Muhedin Nushi ishte i ftuar në Konferencën Ndërkombëtare për rolin e ICT në Zhvillimin Ekonomik, e mbajtur në Stamboll. Aty u diskutua për E-Qeverisjen, rolin e ICT në zhvillimin rural dhe atë privat etj. Vlen të theksohet se është potencuar edhe suksesi në digjitalizimin e gjertanishëm të shërbimeve, si dhe në implementimin e Projektit të Mobilitetit në Komunën e Prishtinës.