Përurohet objekti i Bashkësisë Lokale në Hajvali

- 16 Nov 2015

Sot në fshatin Hajvali, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mori pjesë në përurimin e objektit të Bashkësisë Lokale në këtë fshat. ​Ky projekt i mbështetur nga GIZ-i gjerman dhe implementuar nga GIZ dhe Komuna e Prishtinës, kishte për qëllim izolimin e kësaj ndërtese bazuar në standardet për ruajtje të energjisë. Ndërtesa është izoluar me ndihmën e një eksperti lokal, nxënësve të shkollës teknike profesionale dhe të personave në listë të pritjes për punë, ndër të cilët një i rikthyer nga vala e fundit e migracionit.

Kryetari Ahmeti në fjalën e tij falenderoi të gjithë punëtorët që punuan në këtë projekt, nxënësit, punëtorët dhe GIZ-in gjerman. Ai tha se ky projekt përputhet plotësisht me objektivat e Komunës së Prishtinës që janë efiçienca e energjisë, zvoglimi i kostos për ne si Komunë dhe shfrytëzimi më racional i energjisë elektrike.

​Ai poashtu tha se projektet si ky janë pikërisht arsjeja se pse nxënësit duhet të zgjedhin shkollat profesionale. "Ka shumë punëtorë të ndërtimit, por ka pak punëtorë profesionalë të ndërtimit" tha Ahmeti.

Në fund, Kryetari Ahmeti, së bashku me sekretaren e parë të Ambasadës së Gjermanisë znj.  zbuloi pllakën në hyrje të ndërtesës, si dhe ndau mirënjohje për nxënësit dhe punëtorët.