- 20 Nov 2015
Strehimi familjar është formë alternative e mbrojtjes së përkohshme të vendosjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në familje tjetër e që aplikohet nga Qendra për Punë Sociale, atëherë kur qëndrimi në familje biologjike është i pamundur ose kur nuk ka fare familje.
Komuna e Prishtinës viteve të fundit ka pasë vështirësi në gjetjen e familjeve strehuese për arsye te ndryshme, prandaj për ta senzibilizuar popullatën rreth këtij problemi,
sot, në sheshin "Nëna Terezë" u vendos një tendë ku bëhej informimi i qytetarëve lidhur me procedurat dhe kriteret në njërën anë si dhe aspektin human në anën tjetër.
Duke e ditur ndjesinë e kësaj forme të strehimit, Komuna e Prishtinës nga viti i ardhshëm do të fillojë me stimulim dhe subvencionim të familjeve strehuese që marrin fëmijë pa përkujdesje prindërore.