- 27 Nov 2015
Sot, nën organizimin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Tregtisë së Republikës së Shqipërisë, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, u hap panairi "Blej Shqip". Panairin zyrtarisht e hapën Dejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Qemal Minxhozi.
Ambasadori Minxhozi tha se kjo është hera e dytë që panairi "Blej Shqip" po organizohet në Prishtinë dhe kjo po i promovon prodhimet e të gjitha trevave shqiptare.
Ndërsa Drejtori Genc Bashota tha se janë mbi 80 prodhues që po i prezantojnë prodhimet e veta në këtë panair, gjë që simbolikisht po i jep shtytje ekonomisë së gjithë kombit.
Panairi "Blej Shqip" do të jetë i hapur deri të dielën, më 29 nëntor.