Akademia e Kosovës në Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut

- 03 Dec 2015

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën për Arsim e Kosovës, Qendrën Evropiane Wergeland  dhe Këshillin e Evropës  kanë organizuar “Akademinë  e Kosovës në  Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e Njeriut”,  që po mbahet nga data 2-6 dhjetor 2015, në Prevallë.  Pjesëmarrës janë drejtorët të njëmbëdhjetë shkollave të Komunës së Prishtinës, si dhe nga një përfaqësues i prindërve dhe i mësimdhënësve nga këto shkolla.

Është hera e parë që në Kosovë zhvillohet një aktivitet i  tillë.  Akademia ka për qëllim forcimin e kapacitetit të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të këshillave të prindërve, për të zbatuar dhe promovuar parimet dhe praktikat e Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EDNj) dhe Edukimit për Qytetari Demokratike (EQD) në shkollat dhe komunitetet e tyre. Akademia është një kombinim i trajnimit pesëditor dhe fazës përcjellëse të projekteve në shkolla. Zbatimi i projekteve shkollore do të përkrahet nga ekipi i trajnerëve.