- 08 Dec 2015
Sot, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mori pjesë si panelist në evenimentin “Ndikimi i vërtetë për një qeverisje dhe arsim më të mire”, organizuar nga Microsoft dhe MAShT.
Në fjalën e tij Kryetari Ahmeti, duke iu refereruar rëndësisë së teknologjisë informative tha se Komuna e Prishtinës e ka përdorur
Teknologji Informative në komunikim më të mirë me qytetarë dhe në llogaridhënie, si dhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për ta. Ai tha se sfida më e madhe tash për tash në Republikën e Kosovës është integrimi i disa platformave në një platformë të vetme për ofrimin e të gjitha shërbimeve për qytetarë. Si shembull përmendi se software të ndryshëm përdoren nga segmente të ndryshme të pushtetit e që mandej kjo e komplikon shërbimin ndaj qytetarit.
Duke folur për llogaridhënien në Komunën e Prishtinës, Kryetari Ahmeti tregoi se po punohet në një aplikacion për telefona të mençur mobil, aplikacion ky për shpezimet buxhetore të Komunës, ku çdo qytetar mund të ketë qasje në çdo moment në shpenzimet që i bën Komuna, qoftë kabineti i Kryetarit, apo drejtoritë komunale, mirëpo akoma nuk është siguruar qasja e drejtpërdrejtë nga thesari.
Ai poashtu tregoi se ideja e dhënies së shërbimeve nëpërmjet teknologjisë
informative është që pas dy tre viteve të kalohet në “Open Data Platform” (Platformë e hapur e të dhënave), ku Komuna vetëm do t’i mbledhë informatat dhe do t’i ofrojë publikut, deri sa ato do të procesohen nga programerë dhe zhvillues aplikacionesh.
Shpend Ahmeti njoftoi të pranishmit se tashmë në Komunën e Prishtinës përveç sistemit
të pritjes mund të aplikohet edhe për 7 dokumente personale nëpërmjet E-kioskut, i cili për tre muaj ka procesuar 3200 aplikacione, me çka është kryer puna që normalisht kryhet nga dy sportele e gjysmë.