"Compact Mayors", ja ndan Prishtinës shenjën për devotshmëri

- 15 Dec 2015

Koalicioni i Kryetarëve të Qyteteve për adresimin e ndryshimeve klimatike "Compact Mayors", në të cilin bëjnë pjesë 432 qytete, ja ka ndarë Prishtinës shenjën për devotshmëri në këtë projekt të përbashkët.

Kjo shenjë u nda pas pjesëmarrjes së Kryetarit të Komunës së Prishtinës në Samitin për Ndryshime Klimatike, që u mbajt në Paris në fillim të këtij muaji.