- 16 Dec 2015
Sonte, në dy sheshet e qendrës së qytetit, atë “Skënderbeu” dhe sheshin “Zahir Pajaziti”, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ndezi dritat festive me të cilat është stolisur qyteti, respektivisht e hapi Tregun e Fundvitit.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti tha se ka kënaqësinë që zyrtarisht Prishtinën ta bashkangjesë në grupin e kryeqendrave evropiane me hapjen e Tregut të Fundvitit dhe stolisjen e qytetit me drita. “Qytetarët do të kenë rastin që të shijojnë ushqime, pije, të blejnë dhurata gjatë periudhës festive”, tha Ahmeti. Ai sqaroi që shtëpizat e Tregut të fundvitit janë blerë nga Komuna e Prishtinës dhe ato do të shfrytëzohen sa herë që organizohen tregje apo panaire në Prishtinë.
Tregu i Fundvitit do të jetë i hapur në sheshin “Zahir Pajaziti deri më 8 janar.