- 21 Dec 2015
Pas përfundimit të fazës së parë së renovimeve konform standardeve më të larta në QKMF dhe QMF-të tjera, është në përfundim edhe faza e paisjes me mjetet dhe aparaturat më bashkohore në Kujdesin Parësor në Komunën e Prishtinës. Në këtë drejtim, bazuar në gjetjet dhe analizat gjatë këtyre muajve, por kryesisht në bazë të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, janë duke instaluar dhe duke hyrë në përdorim këto aparatura. Në mesin e tyre edhe RÖ aparatura digjitale në QKMF, e cila do të ketë mundësi lidhje me internet dhe lehtësimin e punës dhe diagnostifikimit. Me këto aparatura, përveç lehtësimit të punës për stafin shëndetësor, janë hapur edhe shërbime të tjera si kontrolli i kukave te fëmijët e vegjël përmes ultrazërit, identifikimi i shputës së rrafshët përmes aparatit specifik për këtë problem, deformitete të shtyllës kurrizore përmes skoliometrit etj. Gjithashtu është në përfundim kabllimi i të gjitha Institucioneve shëndetësore në Komunën e Prishtinës, që do të mundëson instalimin e Internetit në të gjitha këto inistitucione, si fazë e parë e digjitalizimt dhe zonimit korrekt të qytetit. Për të gjitha këto shërbime të reja komitetet përkatëse si ai për cilësi, edukim, promovim dhe zhvillim të vazhdueshëm professional, kanë filluar trajnimet përkatëse të stafit dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.