Rrënohet mbindërtimi në sheshin Nëna Terezë

- 24 Dec 2015

Sot, inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, të asistuar nga punëtorët e ndërmarrjes "Hortikultura" kryen rrënimin e mbindërtimit  në njërin nga objektet në sheshin Nëna Terezë.

Ky rrënim u bë pasi palës veç se iu kishte tërheqë vërejtja dy herë paraprakisht  se po bënte shkelje. ligjore, mbindërtim pa leje.

Pas fillimit të rrënimit, pala e nënshkroi vendimin e marrë nga Drejtoria e Inspeksionit dhe e mori përsipër ta rrënojë vet mbindërtimin pa leje.


Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës i siguron të gjithë qytetarët se është e përkushtuar që ta zbatojë ligjin në Komunën e Prishtinës dhe nuk do të hezitojë që në asnjë moment të veprojë sa herë që përballet me shkelje të tilla, pavarësisht se kush i bën ato.