- 27 Dec 2015
Mbrëmë, në ambientet e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2015, në Komunën e Prishtinës.
Një fjalë rasti në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në vitin 2015 Komuna e Prishtinës ka shtuar subvencionet për sportin, për një herë e gjysmë në krahasim me vitin 2014, nga 100 mijë euro në 250 mijë. Ai i përgëzoi si sportistët, poashtu edhe klubet për mundin e dhënë në kushte relativisht të vështira, e veçanërisht përgëzoi klubin e basketbollit “Sigal Prishtina”, për suksesin e tyre, fitues të Ligës Ballkanike, të cilin Ahmeti e quajti suksesin e parë të pas luftës në karakterin ndërkombëtar të garave të klubeve.
Sportistët më të mirë për vitin 2015 në Komunën e Prishtinës u zgjodhën me rradhë nga vendi i 10-të :
Ridvan Vllasaliu –Kikboks
Njomza Kelmendi – Hendboll
Rita Zeqiri – Not
Zerina Shatri – Basketboll
Qendresa Krasniqi – Futboll
Shend Kelmendi – Futboll
Diellza Dragusha – Karate
Donjeta Sadiku – Boks
Alvin Karaqi – Karate
Dardan Berisha – Basketboll (Sportisti më i mirë i vitit).
Mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për kategori të tjëra, si Pedagogë më të mirë sportiv,(Luljeta Shala, Betim Sylejmani), Punëtori sportiv i vitit (Florian Myftari), Trajneri sportiv i vitit (Taip Kabashi), Gjyqtari (Faton Kurshumliu), Simpatizuesit (Plisat), Shpresat (Rinor Peci, Malësor Ajeti, Era Janjeva, Eda Zeqiri dhe Patriot Behrami).
Ndërkaq, për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit ndër vite në Prishtinë u nderuan: Fatmir Makolli (Boks), Blerim Vuniqi (Basketboll), Shqipe Bajçinca (Hendboll), Shqipe Zogiani (Karate) dhe Ahmet Beselica (Futboll).