Shpërndarja e Dhuratave për fëmijë të kategorive sociale dhe shëndetësore

- 29 Dec 2015

Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, me rastin e festave të fundvitit, në bashkëpunim me disa OJQ,  shpërndau dhurata për fëmijët të kategorive të ndryshme sociale dhe shëndetësore.

Me këtë rast, Drejtori, Arben Vitia, mori pjesë në shpërndarjen e këtyre dhuratave në Shoqatën për të shurdhër në Prishtinë, si dhe në Handikos. Përveç shpërndarjes së dhuratave, Drejtori Vitia zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarët e këtyre shoqatave, lidhur me hallet, problemet dhe mundësitë e ndihmës dhe bashkëpunimit në vitin 2016.

Drejtori Vitia iu dëshiroi një vit të mbarë dhe premtoi se këto probleme do të adresohen dhe do të jenë pikënisje për asistencën e Komunës gjatë vitit të ardhshëm.