- 30 Dec 2015
Komuna e Prishtinës i njofton të gjithë qytetarët se të gjitha sportelet e Komunës së Prishtinës punojnë të enjten, më 31 dhjetor, deri në ora 15:00. Kjo vlen si për sportelet e ofiqarisë poashtu edhe ato për tatim në pronë, kadastër etj.
Nga 1 janar e deri më 4 janar, sportelet janë të mbyllura, ndërsa rihapen të martën, më 5 janar. Qytetarët që kanë nevojë për tërheqjen e certifikatave apo ekstrakteve personale, kanë mundësi ti marrin ato edhe gjatë ditëve festive nga E-Kiosku, i cili do të jetë në funksion tërë kohën.
Poashtu, Inspektorët Komunalë do të kujdestarojnë me orar të zgjatur gjatë ditëve festive me qëllim të krijimit të ambientit të sigurtë, si për kontrollin e përdorimit të mjeteve piroteknike, poashtu edhe kontrollin e therrjes së kafshëve dhe shpezëve.