- 01 Jan 2016
Shumë qytetarë të Prishtinës zgjodhën që mbrëmë Vitin e Ri ta presin në sheshin bukur të ndriçuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike , me program të larmishëm muzikor të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, pranë shtëpizave të tregut të fundvitit të vëna nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, e nën shoqërimin e Kryetarit të Komunës, Shpend Ahmetit. Drejtoria e Inspeksionit u përkujdes që gjithçka të shkonte në rregull.