- 05 Jan 2016
Sot, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit e Komunës së Prishtinës, Arbërie Nagavci, vizitoi shkollën "Dardania", për të parë nga afër fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit. Me këtë rast ajo tha se mësimi ka filluar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës dhe po zhvillohet normalisht. "Të gjitha shkollat kanë ngrohje, dhe të gjitha rrugët janë të pastruara për qarkullimin e nxënësve", pohoi ajo.
Drejtoresha, Arbërie Nagavci vizitoi poashtu edhe shkollën "Ali Sokoli", në aneksin e së cilës ka filluar mësimin shkolla e muzikës "Prenk "Jakova", dhe u nda e kënaqur me kushtet të cilat ishin krijuar për mbarëvajtjen e mësimit.