Shpifje e ulët kundër Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiut

- 11 Jan 2016

Dje në disa portale, është publikuar një foto e një personi me maskë, që nuk dihet as ku është e as kush është, por që nga këto portale është përcjellë me një shpifje, në të cilën thuhet se është Dardan Sejdiu, Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, kinse duke e udhëhequr një grup me maska në protestën e të shtunës.
 
Nënkryetari, Dardan Sejdiu, ka qenë në protestë, por pa maskë, ashtu si ka qenë edhe Kryetari i Komunës, së Prishtinës, ashtu si të gjithë qytetarët e Kosovës që atë e ditë e mbushën sheshin para Qeverisë, për t'i thonë jo një të keqe të madhe.
 
Ne e luftojmë të keqen me fytyrë e me emër e mbiemër, ashtu siç i kemi dërguar 70 dosje në Prokurori, pa u fshehur nga askush.
 
Publikimi i kësaj fotoje të rrejshme dhe aludimi që Dardan Sejdiu fshihet prapa maskës, është përpjeke për ta denigruar punën dhe personalitetin e Dardan Sejdiut, punën e  Komunës së Prishtinës dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjithësi.
 
Kundër portalit “Bota Press” dhe portalit "Gazeta Newborn", Nënkryetari, Dardan Sejdiu do të ngrejë padi për shpifje!

Kërkojmë që edhe portalet në fjalë ta botojnë këtë reagim tonin!