Inspektimi i projekteve publike në Prishtinë

- 13 Nov 2014

Këtë javë Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ardian Gashi, vizitoi punimet që janë duke u zhvilluar afër hotelit “Grand”, ku janë duke u vendosur semaforët si dhe punimet që janë duke u realizuar në fshatin Bërnicë për përmirësimin e rrjetit të kanalizimit.

Lidhur me intervenimet për të rregulluar e sinkronizuar semaforët në këtë pjesë të qytetit Drejtoria e Shërbimeve publike ka bashkëpunuar ngushtësisht me zyrtarët përgjegjës në Policinë e Kosovës.

Semaforët planifikohet të punojnë me komandë nga këmbësorët, ndërsa përmes projektit të zgjerimit apo të modernizimit të nyjeve semaforike në kryeqytet. Si dhe parashihet të vendosen semaforë edhe në dy pika të tjera, në rrugën B ku do të aktivizohen semaforët. Ndërsa pranë shkollës "Hilmi Rakovica" është planifikuar të vendoset një pikë tjetër e semaforëve për të siguruar kalimin edhe të nxënësve të atë pjesë.

Njëkohësisht, Komuna e Prishtinës është duke planifikuar edhe vendosjen e radarëve afër shkollave fillore në mënyrë që të vetëdijesohen edhe vozitësit sa i përket shpejtësisë. Në faza të ardhshme, në kuadër të këtij projekti do të vendosen edhe kamerat që në rastet kur tejkalohet shpejtësia e lejuar, të ekzistojë mundësia e gjobitjes së ngasësit të makinës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ardian Gashi, vizitoi edhe punimet që janë duke u realizuar në fshatin Bërnicë, ku është duke u zgjidhur problemi i kanalizimit të shtëpive që ndodhen në këtë pjesë.

Kanali i përroskës që ndodhet në këtë fshat do të zgjerohet në një gjatësi prej 1.850 metrave, ndërsa ne të ardhmen do të shikohet edhe mundësia e ndërtimit të kolektorit që do të trajtojë ujërat e zeza dhe ata atmosferikë.