Miratohet propozimvendimi për vënien e Pllakës Përkujtimore për ushtarët e KFOR-it sllovak

- 15 Jan 2016

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në mbledhjen e thirrur sot enkas për këtë çështje, miratoi unanimisht propozimvendimin për vënien e Pllakës Përkujtimore për ushtarët e KFOR-it sllovak, të cilët kanë humbur jetën pas lirimit nga misioni në Kosovë.

Në marrëveshje në mes të Zyrës Sllovake në Kosovë, Kabinetit të Presidentes së Kosovës dhe kabinetit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, ishte propozuar që Pllaka Përkujtimire të vihet në Parkun e Qytetit.