- 16 Jan 2016
Komuna e Prishtinës gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sontme i ka angazhuar të gjitha kapacitetet për pastrimin e rrugëve nga bora. Po bëhet pastrimi i vazhdueshëm i tyre në intervale të rregullta dhe kjo do të vazhdojë me të njëjtin intenzitet edhe gjatë natës.
Përveç 5 kompanive private të kontraktuara për pastrimin e rrugëve, është angazhuar edhe ndërmarrja publike komunale “Hortikultura”, e cila po bën pastrimin e trotuareve dhe hedhjen e kripës në to, në rrugët kryesore të qytetit.
Në total janë 23 makina për heqjen e borës të angazhuara tërë kohën.
Lusim ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar dhe të kenë pajisjet dimërore në dispozicion.