- 19 Jan 2016
Sektori i Planifikimit të Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit të Komunës së Prishtinës, duke u bazuar në nenin 16 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 dt. 01.11.2010, kërkon 10 praktikantë.
Detyra të punës:
 
 • Analiza në terren dhe mbledhja e të dhënave mbi: strukturën urbane të qytetit, banimin, infrastrukturën sociale, hapësirat publike, demografinë, ekonominë, transportin, mjedisin, infrastrukturën teknike, etj;  
 
 • Futja e të dhënave të mbledhura në sisteme softuerike adekuate.  
 
 
 Kushtet: 
 
 •    Njohja e programeve softuerike, si: AutoCad, ArchiCad, Adobe Suit, Microsoft Office, GIS, etj. 
 
 •    Të jenë studentë të degëve përkatëse në lidhje me hulumtimet për t’u bërë. 
 
 Afati për aplikim është 1 javë nga dita e publikimit të njoftimit.  
 
 Të interesuarit duhet të dërgojnë  CV-në, Portfolion dhe Dëshminë se janë studentë të degëve përkatëse, në emailin si në vijim:  planifikimi.pr@rks-gov.net 
