- 21 Jan 2016
Sot, Arkivi Komunal i Prishtinës shënoi 47 vjetorin e punës së tij. Me këtë rast, nga ora 12:00 e deri në 16:00, arkivi ishte i hapur për qytetarë. Arkivin sot e vizituan edhe nxënësit e dy shkollave fillore të kryeqytetit, "Elena Gjika" dhe "Gjergj Fishta", ku mësuan për punën dhe funksionin e tij.