Drejtoresha e arsimit viziton shkollën Pjetër Bogdani

- 22 Jan 2016

Ne kuadër të vizitave të zhvilluara në shkollat e Komunës së Prishtinës, sot  Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitoi Shkollën "Pjetër Bogdani" në Prishtinë. Me këtë rast, ajo takoi mësimdhënësit e shkollës, me c’rast u diskutua për mbarëvajtjen e mësimit të rregullt dhe si është organizuar mësimi plotësues dhe shtues.

Takimin i rradhës u zhvilluam me këshillin e nxënësve si dhe klubin e Interact Dardania dhe Interact Ilyrian. Nxënësit për së afërmi prazantuan punën e tyre vullnetare. Ata treguan sukseset që kanë arritur, e ndër më e rëndësishme “Magjija e Interaktit”, e cila fitoi vendin e pestë në një garë gjithëbotërore. Drejtoresha Nagavci poashtu përgëzoi nxënësit për aksionin e tyre vullnetar, grumbullimin e rrobave në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet e fundit në Shqipëri.

Drejtoresha e Arsimit  i falenderoi nxënësit për kontributin e dhënë  si dhe kreativitetin e shprehur, e poashtu shprehi edhe gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtutjeshëm.