- 23 Jan 2016
Dje, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në një takim një grup stundentësh të Qendrës Evropiane Universitare për të Drejta të Njeriut dhe Demokratizim, nga Universiteti i Vjenës në Austri.
Në një bashkëbisëdim të hapur, Kryetari Ahmeti u shpjegoi atyre për fitoren e tij si Kryetar i Komunës me një fushatë shumë modeste financiarisht por me përkrahjen dhe punën vullnetare të aktivistëve, për qeverisjen transparente në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe përballja me problemet, premtimet dhe realizimet e tyre, projektet e kryera dhe ato që do të kryhen, çerdhet, shkollat, kiflet qumështi, strehimi social, trafiku, ndërtimet dhe të tjera.