- 27 Jan 2016
Në kuadër të Planit të Veprimit lokal për integrimin e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas, Zyra për Komunitete dhe Kthim e Komunës së Prishtinës ka implementuar fazën e dytë të projektit, për shpërndarje të pakove higjienike sanitare dhe pakove shkollore për nxënësit e këtyre komuniteteve.
Në shkollat e nivelit fillor dhe të mesëm në Komunën e Prishtinës, vijojnë mësimin 104 nxënës të komunitetit rom, ashkalinj dhe egjiptas.
Shpërndarja e pakove higjienike sanitare dhe pakove shkollore për nxënësit e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas është bërë si në vijim:
21/01/2016
• SHFMU “Asim Vokshi” janë shpërndarë 28 pako higjienike sanitare dhe 28 pako me artikuj shkollor
• SHFMU “Shkolla Model” janë shpërndarë 2 pako higjienike sanitare dhe 2 pako me artikuj shkollor
• SHFMU “Emin Duraku” janë shpërndarë 32 pako higjienike sanitare dhe 32 pako me artikuj shkollor
• SHFMU “Pjetër Bogdani” janë shpërndarë 1 pako higjienike sanitare dhe 1 pako me artikuj shkollor
• SHFMU “Naim Frashëri” janë shpërndarë 5 pako higjienike sanitare dhe 5 pako me artikuj shkollor
• SHFMU “Gjergj Fishta” janë shpërndarë 10 pako higjienike sanitare dhe 10 pako me artikuj shkollor
22/01/2016
• SHML “Shtjefën Gjeçovi” janë shpërndarë 10 pako higjienike sanitare dhe 10 pako me artikuj shkollor
• SHML “Abdyl Frashëri” janë shpërndarë 3 pako higjienike sanitare dhe 3 pako me artikuj shkollor
• SHML “Eqrem Çabej” janë shpërndarë 2 pako higjienike sanitare dhe 2 pako me artikuj shkollor
• SHML “Hoxhë Kadri Prishtina” janë shpërndarë 8 pako higjienike sanitare dhe 8 pako me artikuj shkollor
• SHFMU “Nexhmi Mustafa” janë shpërndarë 3 pako higjienike sanitare dhe 3 pako me artikuj shkollor.