Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti në takim Presidenten, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Kosovë

- 29 Jan 2016

Në takim u diskutua mbi mundësitë e promovimit të zhvillimit ekonomik në nivel lokal dhe rolin që mund ta merr Komuna në këtë proces. Kryetari Ahmeti e njoftoi Presidenten Jahjaga për politikat e qeverisjes  në Komunën e Prishtinës dhe rolin e tyre në promovimin e zhvillimit ekonomik në Prishtinë, si kryeqendër edhe administrative, por edhe ekonomike e Kosovës.