- 18 Feb 2016
Sot, Komuna e Prishtinës përmes Ndërmarrjes Publike Komunale "Hortikultura" ka filluar mbëltimin/mbjelljen e drunjëve dekorues në qytet si dhe luleve sezonale. Procesi i mbjelljes ka filluar në rrugën "Garibaldi", për të vazhduar ditëve në vijim në pjesë tjera të qytetit.
Këtë vit në Komunën e Prishtinës do të mbillen rreth 2000 fidane të llojeve të ndryshme si dhe rreth 400.000 lule sezonale të llojeve të ndryshme. Pjesë e vazhdueshme e punës do të jetë revitalizimi i sipërfaqeve gjelbëruese si dhe shtimi i sipërfaqeve të reja, të cilat do të jenë në dispozicion për qytetarët.
Hapësirat publike të cilat janë në mirëmbajtje të vazhdueshme janë rreth 1.073,824 m2. Në kuadër të rregullimit të gjelbërimit është planifikuar zgjerim dhe rivitalizim i sipërfaqeve gjelbëruese.