- 24 Feb 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot priti në takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Shkëlqesinë e tij, Daaniel Maksymiuk. Në takim u bisedua mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, krizën politike dhe sfidat, situatën në rajon, si dhe qeverisjen në Prishtinë.
Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin me qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, por edhe të opozitës së bashkuar për problemet në të cilat po kalon Kosova dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, si mundësi e krijimit të një stabiliteti afatgjatë politik dhe ekonomik që do të kishte ndikim edhe në stabilitetin në rajon.
Ai poashtu e informoi mysafirin për të arriturat në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në fushën e administratës publike, avansimet në arsim, shëndetësi e të tjera.