Përfundon faza e dytë e konkursit për kompleksin "Kodrina"

- 25 Feb 2016

Sot, në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit "Hasan Prishtina" në Prishtinë, përfundoi faza e dytë e konkursit për projektin arkitektonik të kompleksit "Kodrina".

Juria e përbërë nga Xaveer de Geyter, kryesues, Bedri Prishtina,nga ndërmarrja "Tregtia", Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës, Olv Klijn, nga "Fabrication", Rossana Atena nga "Atena Studio", Adelina Greca, kryesuese e Agjensionit Shtetëror për Planifikim të Territorit, si dhe Binak Beqaj, ekspert i planifikimit urban, zgjodhi kompaninë fituese dhe dy kompani përcjellëse për këtë projekt.

Kësisoj, Fitues u shpall "Studio Libeskind" nga New York-u, ndërkaq dy kompanitë përcjellëse u zgjodhën "Culd" nga Amsterdami dhe ajo "Land" nga Milano.