Tendat në shesh kanë leje deri më 8 mars

- 26 Feb 2016

Njoftojmë opinionin publik se Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje subjekteve politike Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe Nisma që të vendosen me tenda në sheshet "Skënderbeu" dhe "Ibrahim Rugova" nga data 23 shkurt, deri më datën 8 mars.

Së këndejmi tendat e vendosura në këto dy sheshe janë aty me leje dhe në mënyrë të ligjshme. Heqja e tyre nga Policia e Kosovës po bëhet me veprim të njëanshëm dhe pa asnjë justifikim.