Janë bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e garës " Olimpiada Matematike "

- 27 Feb 2016

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për zhvillimin e garës “Olimpiada Matematike”, e cila do të zhvillohet të hënën, me datën 29 shkurt 2016, në nivel komune, duke filluar nga ora 10:00, në objektin e Gjimnazit Matematikor në Prishtinë. Në këtë garë do marrin pjesë mbi 100 nxënës të klasave IX-XII nga të gjitha institucionet edukativo-arsimore publiko dhe private.


Në Olimpiadën Matematike, secila shkollë do përfaqësohet me nxënës që ka treguar rezultate të larta në nivel shkolle. Ndërsa, nxënësit që do shënojnë rezultate të mira në nivel komune do e përfaqësojnë Komune e Prishtinës në nivel vendi më datë 13 mars 2016 dhe pastaj në nivel ndërkombëtar, prej 6-16 korri 2016, e që këtë vit do të mbahet në Hong -Kong.


Në këtë proces janë angazhuar mësimdhënës të lëndës së matematikës, të cilët kanë dorëzuar pyetje nga të cilat më pas, drejtoria ka realizuar përpilimin e testeve.


Testit do administrohet dhe monitorohet nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit dhe mësimdhënësit e matematikës.