Policia e Kosovës në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë autorizim ndërhyn në hapësirat e Komunës së Prishtinës

- 29 Feb 2016

Policia e Kosovës, sot pa asnjë autorizim u fut në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe pa fletëarrest me vete e arrestoi Salih Zybën, shef të sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, i cili në ato momente gjindej në detyrë, në kabinet të Kryetarit. Për më tepër Policia arrestoi edhe dy pjestarë të sigurimit të Komunës, Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj, veç se e kryen detyrën e tyre duke i kërkuar autorizim policëve për të hyrë në objekt të Komunës.


Komuna e Prishtinës është e indinjuar me kësi sjellje arbitrare të Policisë së Kosovës, të cilët në vend se të jenë shembull për respektim të ligjit dhe procedurave të punës, ata i dhunojnë këto procedura dhe e shkelin ligjin.