Vazhdon edukimi dhe promovimi i shëndetit në Komunën e Prishtinës

- 05 Mar 2016

Pas hartimit të planit për edukim dhe promovim të shëndetit, ka filluar zbatimi i këtij plani në teren.

Në Besi u mbajt një ligjëratë për kancerin e prostatës ku morën pjesë një numër i konsideruar i personave të moshuar. Përveç spjegimit të pasojave të kësaj sëmundeje, theks i veçantë u vu mbi mënyrën se si kjo sëmundje të parandalohet dhe të diagnostifikohet në fazat e hershme të saj.

Gjithashtu, në shkollat fillore në komunën e Prishtinës, po vazhdojnë orët e edukimit shëndetësor, ku në ligjëratat e fundit, tema ishte higjena orale. Aty fëmijëve të klasave të ulta ju spjegua rëndësia e pastrimit të dhëmbëve dhe efekti që ka kjo në shëndetin e përgjithshëm.