- 08 Mar 2016
Ai foli për pesë tema, me të cilat Komuna e Prishtinës gjatë këtyre dy viteve nën qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zotit Ahmeti, është mundu që t’i implementoj në aspektin e efiçiencës së enërgjisë dhe shpërfaqi edhe disa prej planeve për të ardhmen.
Sipas tij, impakti më i madh gjatë këyre dy viteve është projekti i koogjenerimit, ku është bërë zëvendësimi i djegjes së thëngjillit në ngrohjen me avull.
E dyta, është ndriçimi publik, ku gjatë dy viteve të kaluara dhe deri në fund të këtij viti është bërë zgjerimi i rrjetit me afër 110 km me teknologjinë LED.
Poashtu, Komuna e Prishtinës së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka bërë një studim fizibiliteti për ndërtimin e një modeli ESCO, pra një modeli ku kursehet energjia në ndriçim publik dhe ndërtesa publike, dhe prej kursimeve që gjenerohen aty të bëhet pagesa e këtyre investimeve.
Sejdiu foli edhe për efiçiencën e energjisë në Komunën e Prishtinës, ku edhe një projekt tjetër është konkretizuar. Shndërrimi i objekteve të ndërtesave publike në ndërtesa që janë efiçinete për nga energjia, është modeluar dhe testuar me Bashkësinë Lokale në Hajvali. Ky modelim do të shërbejë edhe si mostër për bashkësitë tjera lokale, çerdhet publike, apo ato me bazë në komunitet.
Përpilimi i SEAP-it, (System Energy Action Plan) ku Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me GIZ-in dhe SDC-n zvicrane, ka finalizu SEAP që na mundëson të bëhemi pjesë e një inciative globale "Covenant of Mayors". Poashtu, ai tha se Komuna e Prishtinës është tashmë pjesë e inciativës së Bloomberg-ut, ku një pjese e politikave kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë.
Ai në fund foli edhe për dy elemente kyqe, e që është renovimi i flotës së trafikut urban, që do të kete një efekt të jashtëzakonshëm në efiçiencën e energjisë dhe renovimi i flotës së taksive në Komunën e Prishtinës.