- 18 Nov 2014
20 shkolla në Komunën e Prishtinës janë duke u furnizuar me pajisje të kabineteve të biologjisë, kimisë dhe fizikës
Komuna e Prishtinës me qëllim të përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkolla që do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit, ka investuar në shkolla të ndryshme të kryeqytetit, varësisht nga kërkesat dhe nevojat e secilës shkollë.
Sipas planit të bërë nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në kudër të realizimit të projekteve kapitale, tashmë janë rinovuar kabinetet e lëndëve të biologjisë, kimisë dhe fizikës në 20 shkolla. Ky projekt e arrin vlerën e 194.902 eurove.
Po ashtu, në disa shkolla janë inventarizuar edhe sallat e edukatës fizike, ndërsa janë rinovuar edhe tualetet e shkollës “Sami Frashëri”.
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se Drejtori komunale e Arsimit është duke i krijuar të gjitha parakushtet për ngritjen e cilësisë në arsim.
Shkollat të cilat janë duke u furnizuar me pajisje të kabineteve të lëndeve të biologjisë, kimisë dhe fizikës janë: “Emin Duraku”, “Dardania”, “Ismail Qemali”, “A.Z Çajupi”, “Mitrush Kuteli”, “Meto Bajraktari”, Hilmi Rakovica”, “Asim Vokshi”, “Gjergj Fishta”, “Afrim Gashi – Hajvali”, “Naim Frashëri”, “Ali Kelmendi”, “7 marsi”. “Zenel Hajdini”, “Pjeter Bogdani”, “Pavarsia”. “Nazim Gafurri”, “Iliria”, “Sami Frashëri” dhe shkolla “Xhevdet Doda”.