- 18 Mar 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, Liburn Aliu, mbrëmë mbajtën diskutim publik me banorët e lagjes Gjinaj në Prishtinë. Me këtë rast qytetarët shprehen brengat e tyre për lagjen dhe planet e Komunës për të. Interesimi më i madh ishte për përcaktimin e kufirit të zonës historike të Prishtinës dhe prekjen e kësaj lagjeje nga ajo zonë.
Drejtori Liburn Aliu, tha se kjo nuk është kompetencë e Komunës dhe se ai ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që ta përcaktojë kufirin dhe ta arsyetojë atë. Ai, po ashtu tregoi se ka kërkuar të formohet një grup punues që të punojë për këtë çështje, mirëpo grupi nuk ka pasë ecje më tutje. Aliu iu tregoi qytetarëve se Komuna është në fazën e përcaktimit të kufirit dhe të trajtimit të zonës së revitalizimit dhe u shpreh se kjo punë do të përfundojë shumë shpejtë.
Ndërkaq, edhe Kryetari Ahmeti, tha se do të punohet në këtë drejtim në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e mire për të gjithë.